Flamurtari në dorë të…Ribajt

Flamurtari i Vlorës do të presë nesër Tomorin e Beratit të drejtuar nga kavajasi Bledar Sinella. Një sifidë e ‘vogël’ për emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar në të shkuarën.

Në kushtet e reja teksa skuadrat luajë në Kategori të Parë, Tomori udhëton si pretendent pasi në tri javë ka fituar 2 takime e ka barazuar 1.

E kundërta ngjet me vlonjatët që edhe në inferiore nuk pa dalin nga ‘kriza e krizës’. Trajneri Resuli do të ketë probleme nesër pasi Aliaj mungon për shkak të denimit nga Disiplina me 2 takime por kuqezinjtë kanë edhe dëmtime si ato të Baliajt.

Kreshpa vjen nga pezullimi, ndërsa Henrike Ramos, nuk denjon të dalë në seancë me vlonjatët. Ndër emrat e rëndësishëm te vendasit vetëm Ribaj. Pak për një Flamurtar që kërkon rikthimin në elitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!