Luhet nën ‘flamur’, ngec Dinamo, ecin Besa e Egnatia

sportiim2

Java e 4-ët e Kategorisë së Parë, luajtur në ditën e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, pa në fushë 6 çifte, 3 për së cilin grup.

Te Grupi A takimi kryesor ishte ai i luajtur në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Burrelit. Matjanët humbën një penallti.

Dinamo ngec në ‘Reshit Rusi’ teksa ndaj Veleçikut ndalet te barazimi 0-0. Hap fals i Korabit ndaj Partizanit B, me të kuqtë që gjëjnë pikën e parë sezonale.

Në Grupin B, Besa fiton pastër në Luz ndaj Turbinës 2-0 ndërsa Shtubina dhe ‘maganët’, fundosin Flamurtarin teksa fitojnë 3-0. Elbasani në Cërrik nuk ndal dot Lushnjën me lagunarët që fitojnë 0-1.

Rezultate sot:

Grupi A:

Partizani B-Korabi 1-1

Veleçiku-Dinamo 0-0

Besëlidhja-Burreli 0-0

Grupi B:

Besa-Turbina 2-0

Elbasani-Lushnja 0-1

Egnatia-Flamurtari 3-0

?>