Finalja e Euro 2023 të U21 në Gjeorgji

Punë intensive për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s pjesë e së cilës është edhe presidenti i FSHF-së z Armand Duka. Pasi Shqipëria fitoi të drejtën e një finaleje europiane, vijnë verdikte të tjera.

Kështu, Rumania dhe Gjeorgjia do të organizojnë finalet e kampionatit europian për ‘UEFA Under21’ në vitin 2023. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Turneu parashikohet me 16 skuadra do të luhet në 8 stadiume. Katër në Rumani e katër në Gjeorgji me të veçanten se takimi i parë hapës luhet në Rumani dhe finalja në Gjeorgji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!