Tajson ngjitet në ring pas 15 vitëve

Ishte parashikuar në 12 shtator, efekti biznes e shtyu për 28 nëntor. Garohet mes 28-dhe 29 nëntorit në Staples Center në Los Angeles.

Majk Tajson dhe Roi Xhons Jr, sot në ring për ndeshjen e shumëpritur të kampionëve të rikthyer.

Sipas Kevin Iole të Yahoo Sports, legjenda e boksit, Tajson 54 vjeç, do të fitojë një shumë prej 10 milionë dollarësh, ndërsa Xhons, do të fitojë rreth 3 milionë dollarë.

Jo thotë i hekurti: “Nuk do mbaj asnjë dollarë…

Do të jetë për bamirësi të ndryshme. Askush nuk duhet të shqetësohet kurrë për pasurimin tim, ose të xhelozojë, ose për të thënë se po bëj rikthimin për para”.

Unë nuk po marr asgjë. Unë thjesht ndihem mirë duke e bërë këtë sepse mundem”, ka deklaruar Tajson për TMZ Sports i cili që nga 2005 nuk garon në boksin profesionist.

Ndërkaq kundërshtari i tij duket më i freskët pasi në 2018-ën u ndesh dhe fitoi me Skot Sigmon.

Ceremonia e peshimit e cila do të mbahej në Staples Center në Los Angeles mbrëmë, u mbajt disa orë më parë. Të dy u përballën me njëri-tjetrin me disa fjali ritualeve. Tajson 99.8 kg, ndërsa Xhons 95.2 kg.

Do të gjuaj shumë grushta. Gjithçka tjetër varet nga Roi. Do ta sulmoj. Nuk keni pse të keni frikë nga unë. Nëse vrapoj, do të vrapoj drejt tij ”,tha Tajson

Më shumë përmbajtje, Xhons: “Nuk mund t’ju tregoj se si. Ndoshta do të duket gabim, kështu që unë e di si si do sillem por do jetë gjithsesi mirë”.

Ndeshja ka program të modifikuar. Luhet në 8 raunde me nga 2 minuta. Gjyqtari ka të drejtë të ndalojë sfidën nëse vëren situata të vështira…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!