‘Rama 33’, Valdeti merr urim nga Mepen. Kukësi?

Te Kukësi futbollistët kanë nisur bojkotin me faktin se ata nuk janë paguar sistematikisht nga klubi me të cilin kanë kontratë. Në fakt shpërbërja e grupit gjatë verës teksa u larguan të gjithë senatorët,e kishte brenda ‘përgjigjen’. Klubi verilindor në vështirësi…

Por nëse te Kukësi situata me pagat, emërimin e Hallaçit si trajner i përkohëshëm dhe dilema për vijimësinë e Gegës, një tjetër ish- futbollist i Kukësit sot ka një ditë të shënuar.

Është Valdet Rama. Futbollisti i Mepen në Gjermani, feston 33 vjetorin e lindjes. Ishte vetë klubi gjerman i Ligës 3 që ka publikuar urimin në ‘Twitter’:

Të gjithë ju urojmë shëndetin më të mirë,Valdet! Gëzoni ditën tuaj sot, le të festojmë”, shkruan klubi për futbollistin kuqezi Valdet Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!