Reja mburret në Itali: Kaluam pritshmëritë

Me të mbërritur në Itali, trajenri kuqezi 75 vjeçari Edi Reja dha një intervistë për “ la Repubblica”.

Në epiqender ishte ngjitja e Shqipërisë në Lign B të Nations League. Një sukses që i bashkohet arritjeve të teknikut italian me precedentin e kapërcimëve të skuadrave që ka drejtuar. Reja ia ka dalë të ngjisë nga Seria B në A skuadra si Breshia, Napoli, Viçenca,Kaljari. Kjo e Shqipërisë ka ngjashmëri…

I pyetur për këtë sukses strategu italian ka thënë se ‘kemi kaluar çdo pritshmëri”.

Më pas tekniku i qahet ‘la Republika’-s se në Shqipëri, elementi cilësor mungon (ndryshe nga realiteti: redaktori i Sporti im.al) duke drejtuar gishtin te lojtarët që luajnë në Zvicër, Itali, Francë, Holandë.

Ndërkohë Edi Reja ka zbuluar se Armand Duka, kreu i FSHF-së, i ka kërkuar biletën e 2024-ën në finalet e europianit.

Sapo mbërrita, presidenti më ka kërkuar që të përgatitemi sa më mirë për Europianin 2024. Në fillim nisa të qeshja duke iu përgjigjur që nuk mund të bëj këtë punë deri 80 vjeç. Por për sa kohë që të jem i kthjellët do të çoj përpara këtë projekt që më pëlqen dhe më përfshin” ,tha ndër të tjera Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!