Maqedonia e Veriut prek historinë, shkon në Europian

Finale Nations League Grupi D: Gjeorgji-Maqedoni e Veriut 0-1.
Bejtullai, Musliu, Ademi,Alioski, dhe Enis Bardhi (nuk luajti sot për shkak dëmtimi) por dhe Ferhan Hasani, shqiptarët në ‘Euro 2020’ me Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut prek historinë. Skuadra ballkanase në gjirin e të cilit ka shumë shqiptarë, ka arritur të fitojë sot një biletë për në ‘Euro 2020’ finalet e të cilit do të zhvillohen në verën e vitit 2021.
Në Gjerorgji, në stadiumin e Dinamo Arena të Tbilisit, Goran Pandev në të 56-tën shënoi golin e fitores pas asistit të Nestorovskit.
Ndërkaq po sonte vendoset edhe për tri bileta të tjera. Në fushë duelet Hungari-Islandë, Irlanda e Veriut- Sllovaki dhe Serbi-Skoci. Takmet nisin në orën 20:45.

Bella azione di #Elmas sulla sinistra, triangolo #Nestorovski–#Pandev e Re Goran porta la #Macedonia ad #EURO2020.
— Calcio In Pillole ⚽️ (@CalcioPillole) November 12, 2020
🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰🇲🇰https://t.co/weNt3vHQlR