Rrahmani: Me Shqipërinë ndeshje e madhe, isha pranë Selltikut

Unik në ndeshje të nivelit të lartë. Me një karrierë brilante në klube e tani në përfaqësuese. Kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani e nisi te Drenica më pas te Partizani, Verona në Seria A dhe tani te Napoli.

“Të përfaqësosh shtetin tënd është ndjenjë që nuk përshkruhet. Me Shqipërinë është ndeshje e madhe edhe pse pa tifozë. Shpresoj që të fitojmë me Slloveninë. Nuk e mendon askush që të shkojmë në Ligën D. Këtë gjë duhet ta vërtetojmë në ndeshjet e radhës”.

Napoli?

“Kanë investuar te mua që kur më blenë. Kishin plan shitjen e Koulibaly. Koronavirusi ndikoi dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan. Më kanë thënë që jam pjesë e rëndësishme e ekipit dhe besoj se shumë shpejt do të vijë momenti.

Kisha oferta edhe nga Sëlltik dhe Standart Liezh, por në fund firmosa te Napoli, ky ishte hapi më i rëndësishëm në jetën time”,tha sot për “Supersport”, Amir Rramani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!