Shaland: Shorti? Nuk ka grup të lehtë…
Të gjithë me sytë nga Zyrihu për të mësuar vendosjen e Shqipërisë dhe Kosovës në grupet e botërorit ‘Katar 2022’ për Europën. Duke nisur sot nga ora 18:00.
Me inters edhe fakti që dy përfaqësueset e të njëjtit komb mund të gogëlohen në të njëjtin grup pasi Shqipëria gjëndet në vazon 4 ndërsa Kosova në vazon 5.
Shaland, tekniku i Kosovës ndonëse nuk do të jetë në sallë, thotë se ai dhe përfaqësuesja që drejton nuk e ka fare problem se me cilët kundërshtarë do shortohet. Sipas zvicerianit 69 vjeçar, të gjitha konkurentet do të jenë të nivelit të lartë…
Shaland:
“Pres që të kemi një grup të mirë por shumë të vështirë. Për mua nuk është problem se cila kombëtare do të jetë më ne sepse e di që do të jetë shumë, shumë vështirë. Është e qartë që nuk ka grup të lehtë por ka disa kundërshtarë më të lehtë dhe shpresoj që mund të jemi me ta.
Për neve si shtet është e rëndësishme që të zhvillohemi. Ne duhet të shikojmë punën tonë, cilët lojtarë do t’i kemi në dispozicion për të ardhmen, shpresoj që të mos na përsëritën problemet e sezonit të kaluar”, ka deklaruar para shortit tekniku i ‘Dardanëve’ Bernard Shaland.
