Shaland sheh larg, përgatitemi për 2022

 Në vigjilje të ndeshjes së nesërme me Shqipërinë në miqësore,trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, deklaroi se edhe këto teste do ti sherbejnë kosovës për tu përgatitur për kualifikueset e Botërorit 2022:

Së bashku me Amir Rrahmanin teknik helvet ishte para mediave:

Ka kaluar një vit që s’kemi fituar, por nuk kemi zhvilluar ndeshje as në mars e aq në qershor. Ka ardhur më pas një periudhë që nuk ka qenë aspak e mirë për ne. Duhet ta kemi parasysh se vitin e kaluar jemi përballur me kundërshtarë si Anglia apo Çekia. Pastaj erdhën ndeshjet e Ligës së Kombeve, por është e qartë se ne e kishim përqendrimin tek sfida me Maqedoninë.

Pas asaj ndeshjeje ishte e vështirë të reagonim. Tani jemi në një fazë tjetër, në grumbullimin e fundit për këtë vit. Kjo le të jetë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese të Botërorit”.

Kapiteni i Kosovës,Amir Rrahmani:

Jo vetëm dy ndeshjet me Slloveninë dhe Moldavinë, por edhe më Shqipërinë, do të jenë një mundësi që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e Botërorit. Jemi në vazot që do të na bien kundërshtarë më të fortë.”

Ndërkaq pas testit të nesërm në Elbasan Arena’ “Dardanët” udhëtojnë drejt Ljubjanës për t’u përballur me Slloveninë, më 15 nëntor, në dhe tri ditë më vonë pret Moldavinë në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!