Reja flet për testin me Kosovën

Edi Reja i shoqëruar nga kapiteni Etrit Berisha foli përpara mediave sot lidhur me takimet e Shqipërisë gjatë nëntorit.

Jemi këtu për të folur për miqësoren e nesërme me Kosovën. Do provoj lojtarë të rinj dhe kush është më shumë në formë. Duam ti fitojmë të dyja ndeshjet zyrtare pasi jemi nisur si favoritë”

Për Kumbullën: “Jemi në bisedmie mund të dërgojmë avion enkas për ta sjellë”.

Reja:

Është një ndeshje që ndjehet nga dy tifozeritë, do të mundohem të hedh në fushë një skuadër konkurruese. Por duhet të marr në konsideratë ndeshjet zyrtare. Do të doja të mbetej miqësore, që të ketë luftë, por jo keqdashje.

Kam 20 lojtarë të gatshëm se Broja nuk mund të luajë, Gjasula vjen me vonesë. Kam ndonjë problem se ka lojtarë që kanë luajtur 90 minuta dy ditë më parë, sot do të bëj stërvitje, do të shoh se kush është në formë, nesër do të provojmë diçka dhe do të vendos nesër. Duhet të luaj me emra si për shembull Hoxhallarin që po luan mirë e mund të luajë nga fillimi. Pastaj është Çepele që ka treguar cilësi të mira.

Është edhe Ismajlgeci që duhej të vinte me ne që më parë por kishte probleme. Do të jetë mundësi për të parë ndonjë të ri meqë është miqësore, po nuk i provova tani, nuk kam kur t’i provoj më.

Dy lojtarë të Tiranës në të njëjtin pozicion te Tirana…

Kam vështirësi në krah se kam lojtarët e dëmtuar. Lenjani duhej të vinte por nuk mund të vijë se ka probleme. Prisja të vinte Trashi. Ndaj duhet të marr në konsideratë ata që kam ndjekur. Ismajlgeci ka pasur probleme por më tha që jam mirë e mund të luajë. Ajo është një zonë e fushës që ka probleme lojtarësh dhe janë emrat e duhur që mund të bëhen pjesë e ekipit.

Kumbulla? Dje jemi munduar të flasim me qendrën shëndetësore të Romës. Sot pastaj dolën tre lojtarë të tjerë pozitiv, ndaj do të jetë e vështirë. I kemi thënë që jemi të gatshëm të çojmë edhe avion privat për ta marrë. Kishte negociata. Uroja që kur të mbaronte karantina të shtunën, ta kishim të gatshëm për dy ndeshjet se ai po stërvitet dhe është në formë. Uroj ta lëshojnë që ta kemi për ndeshjet zyrtaret që kemi. Ndoshta të shtunën gjejmë zgjidhjen për ta aktivizuar”.

Balliu dhe Binaku ?

Trajneri bën disa zgjedhje. Kemi këta lojtarë, unë eci përpara me një lloj programi të veçantë, ne kemi ndjekur 50 lojtarë. I ndjekim, por unë kam bërë disa zgjedhje dhe të ecim përpara në këtë mënyrë, sapo të mbarojnë këto dy ndeshje mund t’i kemi përësëri në konsideratë. Këto janë zgjedhje që një trajner i merr dhe mban përgjegjësi, nuk them se nuk janë të mirë, por janë lojtarë që kam parë dhe mendoj se lojtarët që kam këtu janë më të mirë taktikisht për mënyrën e lojës se Balliu e Binaku”.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve?

Është e rëndësishme të bëjmë këto dy ndeshje në mënyrën më të mirë, e kemi për detyrë t’i fitojmë të dyja. Ishim favoritë dher mbetemi të tillë për të fituar grupin. Duhet të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin. Na shkoi keq në ndeshjen e humbur në shtëpi dhe nuk fituam jashtë. Duhet të shfrytëzojmë ndeshjet në shtëpi. Nëse mund të arrihet që të marrim me meritë 6 pikë, për të fituar dy ndeshjet, ky është objektivi. Pastaj do të bëjmë bilancin e asaj që kemi bërë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!