Berisha Rejas: Mister unë jam kapiteni?

Etrit Berisha teksa doli sot në krah të teknikut Reja për të folur për ndeshjen e nesërme me Kosovën në miqësore e pyeti Edi Rejan nëse ai kishte folur me Hysaj para se të vendoste të bënte kapiten portierin. “Unë gjithmonë kam thënë që ju jeni kapiten”, ishte përgjigjja e74 vjeçarit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Reja e mori ‘hakun’ kur u gjënd i papërgatitur lidhur me pyetjen që iu bë për mungesën e ftesës së Balliut dhe Binakut.

Ndërsa zëdhënësi përkthente, Reja ju drejtua Berishës (për të marrë aprovim pasi ishte i pasigurtë). “Ky Binaku nuk ka lozur thuajse fare me ekipin e tij”. Berisha nuk pati përgjigje.

Ndërkohë në mbyllje të konferencës Edi Reja pasi falenderon të gjithë, lëshon frazën për gazetaret prezente: “Ju vajzat keni qënë shumë të zonja sot’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!