Kumbulla pozitiv, mbrojtësi në izolim
Marash Kumbulla me COVID-19. Talenti i Romës sipas mediave italiane, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe tani ai do duhet të qëndrojë i izoluar për 14 ditë.
“Një rast tjetër i pozitivitetit ndaj COVID-19 në Romë. Pas Edin Dzeko. Davide Santon, Federico Fazio dhe Lorenzo Pellegrini, mbrojtësi Marash Kumbulla gjithashtu testoi pozitiv.”thotë Sky Sport.
Kështu Kumbulla nuk do t’i bashkohet përfaqësueses shqiptare për ndeshjet e nëntorit.
Pandemia globale po kërcënon gjërësisht futbollistët e kryeqytetit italian pasi si Roma ashtu dhe Lacio, kanë patur shumë infeksione ditët e fundit. Mes tyre dhe drejtori i Lacios Igli Tare.
