Maradona 19 vite larg fushave

sportiim2

● Si sot, në 10 nëntor 2001, Maradona i tha “lamtumirë” futbollit para 50,000 spektatorëve në stadiumin ‘Bombonera’ me Boka Xhunios.

Këto ditë Diego Armando Maradona po kalon momente të vështira pasi fillimisht u shtrua në spital dhe më pas u operua në kokë për mpiksje gjaku.

Tashmë legjenda e gjallë e futbollit ndërkontinental, është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpie dhe sipas tyre Maradona është drejt përmirësimit të suksesshëm.

Mirpo si sot 19 vite më parë, Diego ka datën e shënuar të ndarjes nga futbolli i luajtur.

Më saktë në 10 nëntor 2001, Maradona i tha “lamtumirë” futbollit para 50,000 spektatorëve në stadiumin ‘Bombonera’ me Boka Xhunios. Lotët shoqëruan jo vetëm publikun, familjarët por dhe vetë El Pibe D’oro’n.

?>