Lekiqi: Starova racist

Trajneri i portierëve te Vllaznia Ideal Lekiqi, i bashkohet indinjatës shkodrane lidhur me një vlerësim të Vllaznisë nga analisti Sulejman Starova në ABC News.

Starova tha se Vllaznia edhe pse ka marrë dy fitore duhet të bëjë llogaritë me gjysmën e dytë të renditjes pasi sipas tij, shkodranët ende nuk janë përballur me skuadra të forta.

Lekiqi:

“Mendimi jot i nderuar Starova nuk ështe busull qe orienton njerzimin, e aq me pak Shkodrën e Vllazninë, të sugjeroj të korrigjohesh sepse me ktë sjellje prej racisti nuk ben asgjë tjetër vetëm se shfrytezon minutat tuaja televizive ne mënyren më te keqe te mundshme karshi një ekipi dhe nje qyteti që nuk ja ul as nuk ja çon vlerat ti as soji yt. Forca cuna se jemi të vetedijshëm per vështirësit që na presin gjatë rrugës. JEMI VLLAZNIA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!