Anglia penalizon Danimarkën…

Nëntë futbollistë të Danimarkës nuk lejohen të dalin nga Britania e Madhe.

Lajmi se Anglia do të presë Islandën në ‘Elbasan Arena’ për Nations League, pason të tjera zhvillime në futbollin e organizuar nga UEFA.

Ndërsa kalendari për këtë sezon është i plotë, dhe ‘Euro 2020’ është shtyrë për verën e 2021, një shtyrje e mundshme e ndeshjes midis Anglisë dhe Islandës nuk duket si një opsion i mundshëm. Paçka se një skenar tjetër në zyrat e UEFA-s është fitorja në tavolinë e ekipit të Islandës pasi nuk ka asnjë datë të disponueshme për ndeshjen në rast shtyerje.

Por përveç “tre luanëve”, duket se “viktima” e masave epidemiologjike britanike do të jetë ekipi kombëtar danez, në të cilin nëntë lojtarë nga klubet angleze të Premier League janë ftuar për tre ndeshjet e ardhshme, miqësore kundër Suedisë dhe Belgjikës dhe Islandës në Ligën e Kombeve.

Në situatën aktuale, duket se askush nga të ftuarit nuk do të largohet nga Anglia mes nëntë të ndaluarëve janë dhe portieri Kasper Schmeichel (Leicester), Pierre-Emile Hojbjerg (Tottenham), Andreas Christensen (Chelsea), Jannik Vestergaard (Southampton), Jonas Loessl , Henrik Dalsgaard dhe Mathias Jensen (Brentford).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!