Anglia pritëse në ‘Elbasan Arena?

Angli-Islandë në Elbasan. Një hipotezë sa e çuditëshme aq dhe interesante është publikuar pak minuta më parë, nga media prestigjioze britanike “BBC”. Bëhet fjalë për përballja e Ligës së Kombeve, mes Anglisë dhe Islandës, e cila mund të zhvillohet në Shqipëri.

E gjitha për shkak se qeveria e Xhonson në Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë së fundmi një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, për shkak të shqetësimeve që janë duke qarkulluar së fundmi rreth një lloji të ri të Koronavirusi, që pretendohet se është përhapur së fundmi.

Situata duket kaotike, pasi Islanda, kundërshtarja e Anglisë më 18 nëntor, 3 ditë më herët do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen dhe është e detyruar të flutrojë, fill pas ndeshjes me nordikët drejt Anglisë. Me FSHF gati të miratojë, gjithëçka ngjet bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!