Tirana tri pikë ‘korçare’, Kastrioti zot shtëpie, Laçi…

Tirana e ka të thjeshtë ndaj Kukësit, Partizani humb të parën ndërsa Bylis di si të luftojë ndaj Laçit.

Brenda parashikimëve. Tirana, kampionia në fuqi, ndaj Kukësit të riformatuar, arrin të shënojë 2 herë në pak minita me mesfushorin maqedonas Najdovsi për 2-0 final.

Pjesa tjetër menaxhim nga bardheblutë dhe disa orvajtje të verilindorëve për të hapur takimin ndërsa godasin edhe një shtyllë. Në fund, tri pikë të para për kampionët.

Kastrioti befason Partizanin duke e mundur 2-1 në Kamzë. Në fakt, befasia nuk mund të qëndrojë në kampin krutan pasi jo vetëm kontigjeni por dhe deklaratat e djeshme e Ndreut se ‘ne futemi në fushë për fitore’, u përligjen.

Në Ballsh, Ndreca një kurbinas dhe një ish si pukjani Hadroj, ndalen Laçin për të marrë tri pikë. I pari me atë faul për të kuqe ndaj K.Rapos (e gjakosi në kokë, mori të verdhë) dhe i dyti për atë gol të bukur që shënoi me kokë në mbrojtjen e përgjumur të bardhezinjëve.

Shifrat e orës 13:45:

Tirana- Kukësi 2-0 (Korçë) (Najdovski 6′, 17′)

Kastrioti- Partizani 2-1 (Kamzë) (Silva 20′, Rezi 87’/ Asani pen 65′)

Bylis -Laçi 1-1 (Hadroj 36’/ Nuabueze pen 50′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!