Sot, Kategoria Superiore ‘godet’ të 82-in

Sot do të nisë sezoni i 82-të i Kategorisë Superiore dhe i të gjithë kampionatëve të tjerë inferiorë. Ndryshe nga e shkuara, këtë herë, starti vjen pas shumë peripecive dhe rregullave të reja higjeno- sanitare shoqëruar me protokolle ekstra dhe disa ndryshime në rregullore (5 zevendësime apo 5 të huaj).

Ka dhe enigma në qasje pas bojkotit dhe premtimit të qeverisë për të zgjidhur disa nga kërkesat e Ligës.

Ndërkaq, nisja do të jetë e denjë për futbollin elitar pasi që në orën 13:45 në skenë ngjitet dueli Tirana -Kukësi. Pa një impiant të disponueshëm në Tiranë, takimi hapës mes kampiones pritëse dhe nënkampiones, do të luhet në stadiumin ‘Skënderbeu’ të Korçës.

Në Kamzë po në 13:45, Kastrioti pret Partizanin e dënuar për të mos bërë merkato në dy sesione.

Një sfidë me shumë të panjoura pritet të luhet në të njëjtën orë në ‘Adush Muça’ teksa Bylis do përballet me kurbinasit e teknikut Armando Cungu.

Pak më vonë, në 16:45, dy takime të tjera të javës së parë. Në ‘Niko Dovana’ Teuta takon Skënderbeun ndërsa në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia e tjetërsuar, do luajë me Apoloninë e Kolelës.

Kategoria Superiore, Java e parë:

13:45

Tirana- Kukësi (Korçë)

Kastrioti- Partizani (Kamzë)

Bylis- Laçi

16:45

Teuta-Skënderbeu

Vllaznia- Apolonia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!