Fiton Vllaznia, Teuta shijon…kostumet

Dy takimet e fundit të javës së parë të edicionit të 82-të të Kategorisë Superiore në fund të tyre, zbardhen dilemat e plota të prologut elitar. Kështu Vllaznia ia doli të mposhtë Apoloninë 2-0 me dy gola të futbollistëve të afruar si Dilaver e Dunga.

Boshnjaku shënoi në të 56-tën ndërsa ish-lojtari i Luftëtarit dhe Tiranës tetë minuta nga fundi vulosi shifrat në 2-0.

Në ndeshjen tjetër luajtur në ‘Niko Dovana’ përtej të gjitha parashikimëve Teuta ka dalë huq me Skënderbeun e Korçës duke u ndalur te barazimi 1-1.

Në këtë duel Teuta favorite e nisi ndeshjen praktikisht me një gol të shënuar teksa pas 10 minutave Rubin Hebaj godet me kokë dhe topi i devijuar përfundon në rrjetë.

Gjithësesi, portieri Frashëri pertej kualitetëve që mbart shpesh ka treguar se nuk di të ndahet nga gafat. Portieri lë zonën në të 33-ën dhe tenton të godasë një top por që shkon te këmbët e Meksit kundërshtar.

Kapteni bën kapitenin dhe nga një pozicion i vështirë godet drejt e në rrjetë. 1-1. Pikë e vyer për skuadrën e re të Ahmatajt ndërsa Teuta pretendente, njeh hapin e parë falso në shtëpi.

Kategoria Superiore, java e 1

Vllaznia- Apolonia 2-0 (Dilaver 56, Dunga 82′)

Teuta- Skënderbeu 1-1 (Hebaj 10′ / Meksi 33′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!