Egbo qahet: Nuk e kemi kontigjetin gati

Emanuel Egbo, në prag të startit të futbollit për këtë edicion foli për ekipin e tij Tiranën. Në vigjilje të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Shkumbinit nesër në “Skënder Halili” tha:

Lajm i mirë fillimi i futbollit, për ne dhe për sportdashësit. Lajmi më i mirë është marrëveshja që ka bërë FSHF me qeverinë, që do ndihmojnë shumë sportin.”

Kupa: “Çdo ekip duhet vlerësuar maksimalisht. Strategjia jonë është e qartë, do të vlerësojmë çdo ekip që kemi përballë, pavarësisht nivelit. Ndeshjet do tregojnë nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar.

Nuk e kemi kontingjentin gati. Kemi tre titullarë të dëmtuar, po rikuperohen. Presim edhe lojtarët e rinj, të cilët duan kohën e vet për t’u ambientuar me skuadrën.”

Sulmi: “Ngonë e quaj kapitull të mbyllur. Kemi 3 sulmues, por edhe elementë nga akademia që do ndihmojnë ekipin. Besoj se deri diku Tirana ka sulmin e mirë për të mbrojtur kampionatin”.

Objektivi: “Tirana çdo sezon ndërtohet për të fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Janë dy objektiva të ekipit këtë sezon, nuk ka ndryshime. Rivali më i fortë? Të dhjetë ekipet e Superiores janë rivalë. Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mendoj. As Apolonia nuk ka ekip të keq. Janë të gjithë ekipe që do të na rivalizojnë në çdo moment”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!