Duka: Vendim i drejtë, të shohim futboll

Surpriza e Armand Dukës, kreut të FSHF-së vjen në momentin e vijës së ‘kuqe’. “O në fushë o format kalendar i reduktuar apo asgjësuar…”

Kreu i FSHF-së i shoqëruar nga Presidenti i Ligës Profesioniste të futbollit Edvin Libohova u shfaq para mediave të interesuara duke deklaruar se kampionati do nisë dhe se stadiumet shqiptare pavarësisht kushteve të tyre, do ‘trazohen’ nga futbolli profesionist.

Duka:

Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domosdoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve.

E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turni i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e mërkurë fillon kampionati. Bojkoti e ka realizuar qëllimin e tij. Jemi në rrugë të mbarë.

Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim.

Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, u shpreh Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!