Liverpul, Shaqiri nga minuta e parë…

Liverpul i bën një vend titullari Xherdan Shaqirit në Ligën e Kampionëve. Jurgen Klop e ndjen se ka ardhur momenti të riformatojë skuadrën ndaj Midtjylland.

Nuk mund të konsiderohet tranzicion pasi kompeticioni nuk lejon por trajneri i Reds, duket se do rezervojë forcat për kampionat. Për më tepër që Shaqiri në Kupë shkëlqeu me një gol europian. Momenti i tij…

Gjermani ka lënë jashtë tre sulmuesit kryesorë Salah-Firmino-Mane duke u përqëndruar te Origi si një sulmues i mbështetur nga treshja Shaqiri-Minamino-Xhota.

Formacionet:

Liverpul (4-2-3-1): Alison; Alexander-Arnold, Fabinjo, Gomez, Robertson; Henderson, Milner; Shaqiri, Minamino, Diogo Xhota; Origi. Trajner: Klop

Midtjylland (4-2-3-1): M. Andersone; J. Andersson, Sviatchenko, Scholz, Paulinho; Onyeka, Cajuste; Dreyer, Sisto, Mabil; Kaba. Trajner: Priske

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!