Juve paralajmëron: ‘Mesi një Luan…’

Një ditë para duelit të madh midis Juventus dhe Barcelonës për Ligën e Kampionëve, ​​gazeta Tuttosport i kushtoi faqen e parë Mesit me frazën: “Vemendje luanit të plagosur“.

Në Torino besojnë se paraqitja e Mesit në klasike(1-3) është i ‘rremë’. Në një ndeshje si ajo e së mërkurës, argjentinasit do të paraqitet në versionin e tij më të mirë dhe do të sillet si pasuria e madhe që Ronald Koeman ka në skuadër.

‘Ai do ta ndihmojë Barcelonën në përpjekje që të shtojë tre pikë e të vazhdojë të udhëheqë grupin.

Koeman ka besim të plotë te Leo Mesi dhe beson se argjentinasi po përshtatet me sistemin e ri të lojës së ekipit të Barça.

Në ndeshjet e fundit ai ka luajtur si një anësor i djathtë, si një nëntë fals dhe si mesfushor. Pozicione të ndryshme në mënyrë që ‘Luani’ të ketë lirinë e vendosjes në çdo kohë’, analizon italiania sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!