Takim i fshehtë Leonardo- Mbape…

Sipas raporteve nga L’Equipe, drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, u takua me Kilian Mbape javën e kaluar në një takim i cili thuhet se qëndroi sekret për disa ditë.
Qëllimi i brazlianit me stof drejtuesi kryesor te ekipi parizien ishte për të hyrë në negociata për rinovimin e kontratës së gjeniut të sulmit të PSG.
Sulmuesit më të kërkuar aktualisht në planet i skadon kontrata në 2022. Mësohet se gjatë takimit, asnjëra nga palët nuk kanë ecur përpara. Mbape paraprakisht ka kërkuar të mësojë se cilat janë objektivat e klubit për të ardhmen.
Prej disa kohësh, qarkullojnë zëra rreth një transferimi të mundshëm të yllit francez te Real Madrid në fund të sezonit. Kërëkesë të vazhdueshme për sherbimet e kampionit të botës ka patur edhe nga Liverpul.