Stroll, piloti i izoluar prej COVID-19

COVID-19 përndjek kudo. Edhe në botën e sportit. Madje edhe në sporte si Formula 1 që në ndonjë rast duket sikur ruan ‘distancën’. Është Lance Stroll, kanadezi i Racing Point i cili pas garave të fundit zyrtare zbuloi se ishte pozitiv.

E ka njoftuar vetë piloti duke deklaruar se që nga ai moment është vetizoluar dhe se në tamponin e fundit, ka rezultuar negativ. Për ta njoftuar është ‘Formula1’ në Twitter.

Ndërkaq, gara e radhës në F1 është ajo e ditës së diel ndërsa skudreitë janë spostuar në Portugali te pista e Portimao. Stroll mban vendin 11-të në klasifikimin individual me 45 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!