AZ 13 të infektuar, nesër drejt Napolit

Situata paraqitet alarmate kur mendon se të enjten do të luajë me Napolin në Itali për grupet e Europa League-s.

Mbërrin në 13-të numri i lojtarëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 te ekipi holandez i AZ Alkmar. Situata paraqitet alarmate kur mendon se të enjten do të luajë me Napolin në Itali për grupet e Europa League-s.

Fillimisht u raportuan 8 raste por në një postim tjetër klubi tha se janë edhe 5 të tjerë pozitivë. Holandezët shprehen se të infektuarit janë asimptomatikë dhe se kanë gjëndje të mirë.

Sipas axhendës, Alkmar do të udhëtojë neser në mengjes drejt gadishullit Apenin duke marrë me vete 17 lojtarë. Nuk dihet nëse në grupin e skuadrës janë ftuar edhe futbollistë nga moshat. Emrat për t’u zbuluar paraditen e nesërme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!