Venger: Zidan pason Deshamps

Paris Saint -Germen e ka kërkuar që në 2011-tën kur ai ishte në drejtim të Arsenalit. Bëhët fjalë për Arsen Venger, teknikun 71 vjeçar francez i cili në një intervistë për RMC Sport, ka shpjeguar asryen pse refuzoi asokohe kampionët e Francës.

Angazhim të ri?Jo“, thotë Venger. “Ai tren ka ikur”. Qoftë dhe në role drejtimi të klubit. U ndal edhe te mundësia për të marrë stolin e Francës…

Nuk iu përgjigje kërkesës së PSG-së…

Arsenalin e kisha në zemër asokohe. Nuk mund të ndërprisnja një projekt”.

A ka ndonjë mundësi që të shohim me Paris Saint-Germain?

“Nuk dua të jem në radarin e drejtuesëve parizienë. Ai kapitull është mbyllur”.

Kombëtarja?

Kam patur disa mundësi, por gjithmonë mendoja se ishte një punë me kohë të pjesshme. Tani, treni duket se ka kaluar, pasi Didier Deshamps është në detyrë të paktën deri në vitin 2022 dhe Zinedin Zidan duket se do të jetë pasuesi i tij.”-tha ndër të tjera ish-tekniku i Arsenalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!