Uzuni me Koronavirus, humb ‘Mesin’

Myrto Uzuni rezultoi pozitiv për COVID-19. Një tmerr i vërtetë, pasi ai ishte në formën më të mirë dhe shqiptarët mezi po e prisnin ta shihnin në fushë ndaj Barcelonës dhe Mesit.

Fakti që lojtari kuqezi nuk u grumbulla në kampionat por as u përfshi në listën e skuadrës drejt Barcelonës, ka konkretizuar problemin e 25 vjeçarit.

Për fat të mirë, mësohet se futbollisti nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Beratasi pret të dalë dy herë negativ për t’u kthyer përsëri në fushën e lojës.

Sakaq, ky lajm duket se ka shokuar vetë skuadrën hungareze. Uzuni la shënjë të madhe në kualifikimin historik të Ferencvarosh në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!