Qeveria heq tatimin mbi të ardhurat e sportistëve për dy vite…

Sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa po diskutohej “Sistemini i taksave vendore”, ministrja e Financave Anila Denaj foli edhe për pjesën që i intereson sportit. Ajo tha se do të duhen së paku dy vite për formalizimin e sportit në vend.

Jo vetëm kaq, numri një i financave theksoi se kabineti qeveritar miraton zbritjen shumës me 5% nga shpenzimet e sponsorizimeve dhe 15% për kompanitë që kanë buxhet së paku prej 1 miliard lekësh.

Denaj:

“Ndërkohë, më lejoni të bëj dhe një prezantim të pikës së gjashtë që ka lidhje me ndryshimin në ligjin e TVSH-së që lidhen me të gjitha investimet në fushën e sportit.

Qeveria shqiptare po ndërmerr një masë e cila vjen në vijim të disa masave të cilat më parë kanë sjellë një lehtësi për të rritur financimin në fushën e sportit. Më lejoni të sjellë përpara jush në vëmendjen tuaj dy nga këto lehtësime përpara se të shkojmë dhe të bëjmë një prezantim të ligjit që propozojmë sot:

1-Rritëm nga 3% në 5 % shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet.

2- Njëkohësisht, njohim trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë.

Kemi ndërmarrë këto ndryshime, pasi janë ndryshime te cilat nxisin financimet nga vetë bizneset të cilat kanë dëshirë të investojnë ose të financojnë më shumë sportin.

Gjithashtu, përjashtuam të ardhurat personale të sportistëve nga tatimi mbi të ardhurat për 2 vite, sigurisht ne mund të diskutojmë nëse kjo është një kohë e mjaftueshme, por mendoj se është një kohë e cila e lejon këtë sektor të formalizohet dhe një zgjatje e këtij afati është e panevojshnme.

Për të ardhur sot të nderuar qytetarë dhe sportdashës, tek ky propozim, i cili  në thelb ka ndryshimin e ligjit të TVSH-së ku parashikohet që prej vitit 2021 të aplikohet një shkallë e reduktuar e TVSH-së prej 6% për shërbimet e punimeve për investimet shtetërore apo investimet e klubeve, federatave sportive, për infrastrukturën sportive.

Pra, investimi në furnizimin e shërbimit të punimeve të ndërtimit për investimet shtetërore dhe investimet e klubeve apo federatave sportive në infrastrukturën sportive të përcaktuar në legjislacionin përkatës, të mos trajtohet më në shkallën standarde 20%, por të trajtohet me 6%.

Për të gjithë furnizuesit e punimeve të ndërtimit ndonëse do të llogarisin TVSH–në në shitje prej 6% për punimet e ndërtimit për infrastrukturën sportive, do të zbresin të plotë të paguar prej 20% për blerjen e mallrave dhe shërbimeve ne funksion të këtyre punimeve..

Në Korrik qeveria aprovoi dhe miratoi ndryshimet ne Ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, ku tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milion lekë kanë mundësinë të paguajnë 0% tatim fitim”, tha Denaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!