Kombëtarja U21 e pathyer me Tiranën
Miqësore: Shqipëri U21- Tirana 1-1
Shqipëria U21 dhe Tirana luajtën sot një takim miqësor në “Selman Stërmasi”. Kuqezinjtë e Bushit pasi luajtën me Apoloninë në ‘Elbasan Arena’ (6-1), sot konkretizuan një tjetër test të mirë ndaj kampionëve bardheblu të Tiranës.
Në këtë duel, tekniku Bushi një ish-lojtar bardheblu, u deturua të improvizojë në formacion pasi shumë titullarë ose i’u bashkuan Kombëtares A, ose nuk ishin të gatshëm.
Ndeshja:
Fillimisht Sasraku kaloi përpara Tiranën në fund të pjesës së parë ndërsa Bullari për moshat kuqezi, barazoi me 11 metërsh në të 70’ën. Për t’u theksuar kartoni i kuq i A. Selmanit dhënë nga ndërkombëtari Xhaja ende pa u mbyllur pjesa e parë.