Obanor e nis me gol te Laçi…
Miqësore në Durrës: Laçi- Egnatia 1-0
Në testin e sotëm luajtur në Durrës, skuadra e Laçit mundi 1-0 Egnatian e Rrogozhinës që militon në Kategori të Parë.
Vendimtar mbrojtësi Orhun Obanor i cili debuton me gol me bardhëzinjtë. Kurbinasit e Cungut, falë kontributit financiar të presidentit Laska, radhitën ndër klubet me merkato më të mirë këtë sesion vere.
Fitorja e sotme ndaj Egnaitias, edhe pse minimale tregon se Laçi, është i konsoliduar. Në anën tjetër Egnatia e Gugash Maganit, kandidate e fortë në Kategori të Parë, edhe sot u tregua një skuadër e mirëorganizuar.
Cungu e nisi me këtë formacion:
Sali, Kerçiku, Ignjatoviç, Obanor, Musta, Lukas Ramos, Rapo, Lushkja, Mazrekaj, Teko, Nuabueze.
Në fraksionin e dytë u aktivizuan edhe:
Malota, K.Rapo, Prenga, Brajan Rodriguez, Van Dejv Harmon, Turkaj.