E rrallë, ‘Elbasan Arena’ streha e re e Azerbajxhanit

Që Kukësi, Partizani, e ndonjë ekip tjetër në Shqipëri mund të jetë pritës në ‘Elbasan Arena’, këtu s’ka asgjë të keqe, por që Kombëraja e Arerbajxhanit të luajë si pritëse një ndeshje në Nations, pikërisht në Elbasan, askujt s’mund ti shkonte ndër mend.

Shtyrë nga lufta në mes Azarbejxhanit dhe Armenisë, ka bërë që UEFA të marrë masa të menjëhershme. Armenia urdhërohet të luajë me Gjerorgjinë në Poloni ndërsa Azerbajxhani në Shqipëri. Ky është verdikti.

Kësisoji Azerbajxhan-Qipro në 13 tetor, është caktuar të luhet në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit në Shqipëri. Prej pak kohësh në timonin e azerëve është ulur ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!