Milan, fitore e pastër ndaj Krotones

Skuadra kuqezi e Stefano Piolit, kalon pa shumë sforco në Krotone.Klubi nga Milano, fiton në dy javë të këtij sezoni me të njëjtin rezultat 2-0.

Përtej mungesave si ajo e Ibrahimoviç marshimi i Milanit të Stefano Piolit vijoji edhe këtë të diel ndaj Krotonës në transfertë.

Vendasit e jugut të Italisë, ngjitur në A këtë edicion, qëndruan deri në fund të fraksionit të parë kur u ndëshkuan me një gol nga Kesi me penallti.

Në pjesën e dytë futbollisti i ardhur nga Real Madrid, Brahim Diaz dyfishon shifrat për një 0-2 final.

Krotone prodhon pak dhe nuk jep përshtypjen e të qenit e rrezikshëme. Ndryshimi në nivelin teknik është shumë i dukshëm, pavarësisht se Milan në ndonjë rast lëshoi terren për të të marrë ‘frymë’.

Përpos tri pikëve që e mbajnë Milanin në krye me 6 pikë në dy takime, shqetësimi për gjendjen e Rebiç mbetet. Kroati doli i dëmtuar në minutën e 57′-të pas një me një dëmtimi në krah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!