Salliu: Superkupa e Kosovës do luhet së shpejti

Drita kampionia në fuqi e Ipkos dhe Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës kanë një duel për të luajtur.

Jashtë programit të kampionatit aktual që filloi së fundi. Bëhët fjalë për superkupën e Kosovës e cila për shkak të pandemisë globale dhe ingranimit të Dritës me kupat e europës, është shtyrë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka folur në lidhje më këtë situatë të pazakaontë të shtyrjes së ndeshjes.

Shkaku i pandemisë, moszhvillimit të aktiviteteve sportive, si dhe ndeshjeve të Dritës në garat ndërkombëtare, nuk është luajtur deri më tani. Besoj se do ta gjejmë një datë të përshtatshme për t’u luajtur gjatë kampionatit”, tha sekretari Salihu për emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!