Tifozët Kuq e Zi: Ne nuk harrojmë

“Tifozët Kuq e Zi”, të cilët edhe në kohë pandemie tentojnë të përkrahin Kombëtaren, janë shfaqur të zhgënjyer nga humbja e papritur e Shqipërisë ndaj Lituanisë dje 0-1.

Reagimi i tyre në faqen zyrtare në rrjete, është i drejtpërdrejtë duke afruar edhe kërkesën e llogarisë apo marrjen e përgjegjësive nga faktorët e këtij dështimi.

Postimi:

“Dashurinë për Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet e protagonisteve që zbresin në fushën e lojës, apo atyre që sot mund të kenë marrë përgjegjësi për të administruar me ekipin.

Këtë dashuri e kemi dëshmuar edhe shumë herë të tjera duke mos rreshtur për asnjë moment së përkrahuri ekipin kombëtar.

Ne do ta përkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për të fituar, por edhe nuk do rrijmë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari, ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës së fanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve.

E pafalshme!!!

S’ka rëndësi rezultati ka rëndësi transformimi nga një ekip i mirë para 96 orëve në Minsk, në një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë.

Aspak profesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, që vetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen të fshihen pas fatit.

Merrni përgjegjësinë, pasi ne nuk harrojmë

Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet e shenjtë!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!