Andorra stërvitet në Elbasan, vemendje Shqipërisë U21

Andorra U21, i ka kushtuar vemendje maksimale transfertës së sotme në ‘Elbasan Arena’ (19:00) me homologët kuqezinj për Grupin 3 të ‘Euro 2021’.

Vetë Federata e Futbollit të Andorrës, ka publikuar në rrjete një ‘set’ të zgjeruar nga përgatitja e fundit në impiantin shqiptar, duke kujtuar mes të tjerave me krenari barazimin e marsit 2019 (2-2) në fushën e saj.

Në fakt, në 26 mars 2019, Andorra U21, me lojtarin Zhordi Alaez, shënoi dy herë në atë barazim katastofik të U21 të Shqipërisë 2-2 teksa Imeri dhe Sula u listuan si golashënuesit e skuadrës së Bushit.

Edhe në këtë takim, trajneri i Andorrës, Eloi Kasals, flet për paraqitje të mirë në ‘Elbasan Arena’.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!