Shqipëri U21 ka klas, revanshi ndaj Andorrës

U21 Shqipëri-Andorra U21 3-1  (Adolf Selmani 61′, Vrioni 85′, Bullari 90’+4′ Bullari / Alaez 2′ (p))

Shqipëria U21, ajo që pak ditë më parë dhuroi ndoshta fitorën më të bukur të kësaj grup moshe ndaj Austrisë U21,1-5, befasohet nga Andorra në pjesën e parë.

Sfida e ‘Elbasan Arena’-s e vlefshme për Grupin 3 të ‘Euro 2021’, nisi me një penallti të shndërruar në gol nga ai që ia ka marrë dorën Shqipërisë, Zhordi Alaez. Sulmuesi realzoi një dopietë vitin e kaluar në barazimin 2-2 teksa sot nga 11 m, realizon të tretin personal ndaj Shqipërisë.

Një pjesë e parë e gjitha nën kontollin e kuqezinjëve por dukshëm skuadrës së Bushit në këtë fraksion, i mungoi përqëndrimi dhe më kryesorja realizimi i golit.

Pjesa e dytë është totalisht histori tjetër. Tri ndërrime të teknikut Bushi teksa në fushë hidhen Vrioni, Çokaj e Mihana e tjetërsojnë grupin që shtyn nga të gjitha anët. Në qendër, mesfushori i Lokomotiva Zagreg, Enis Çoka,j nis ti japë impulse dhe metra skuadrës ndërsa Mihana në të majtë, tregon klasin e padiskutuar të një lojtari profesionist.

Për Vironin e Juves, prova ka kaluar dhe Shqipëria shtyn. Por për t’i ndyshuar rrjedhën kësaj ndeshjeje mendon Adolf Selmani. Shtatlarti nga prapavija ndjek zhvillimet një korneje të ekzekutuar nga Kallaku. Mbojtësi i Laçit godet fort me kokë e topi pushon në rrjetë. Më mirë nuk ka.

Dy prezenca dy gola identikë për Adolfin. Insiston skuadra kuqezi dhe Vironi ngjitet në skenë me një tjetër goditje me kokë. Kësaj radhe është Ismailgeci ai që harkon nga e majta. E për të fiksuar përmbysjen e madhe të atij goli në start, mendon kapiteni Sherif Kallaku.

Fantazisti shpik në kohën shtesë një goditje ballore nga jashtë zone. Topi ndalet nga shtylla dhe Bullari i sapohedhur në fushë, ndjek e dërgon për herë të tretë në rrjetë. Shqipëria U21 është po ajo: skuadra brilante e ‘Austrisë’

Shqipëria U21: 
Gentian Selmani, Ismajlgeci, Adolf Selmani, Bajrami, Marku (68′ Vila), Çelhaka (46′ Çokaj), Kallaku, Dobra (82′ Bullari), Xhixha (46′ Mihana), Tuci  (55′ Vrioni), Muçi.

Andorra U21: 

Pires, Guijen, Martinez, Izkuerdo, Fernandez, Alaez, Rebeldo, Gomez, Alavedra, Ubak, Torres.
Trajner: E. Kasals

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!