Shqipëria çalon…

Liga e Kombëve në ‘Air Albania Stadium’:Shqipëri- Lituani

Me Mihaj të vetmin që nuk këndoi himnin shqiptar (ndeshja e katër zyrtare) nisi sfida mes Shqipërisë dhe Lituanisë për Nations League. Një pjesë e parë në Arenën Kombëtare për tu harruar. Askush nuk bën diferencën dhe këtu përjashtim bën vetëm portieri Strakosha ai që mbron nderin e kuqezinjëve në dy raste.

Reja ka tjetërsuar skuadrën me mendimin për ti dhënë ‘pushim’ disa titullarëve të sfidës së fituar në Bjellorusi por me gjasa ka hedhur në fushë më të lodhurit. Gjasula dhe Abrashi ende nuk po duken, ndërsa edhe në sulm duket se zgjedhjet janë të nxituara.

Lojtarët dalin shpesh nga detyrat taktike dhe kundërshatri duket mjaft i freskët.

Për pjesën e dytë duhet pritur….e para 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!