Ky është momenti i Shqipërisë

Duka për RTSH: “Ne jemi me objektivin për të qenë të parët. Jemi më favoritët e grupit. Duhet të bëjmë edhe ndeshjen e dytë për të hedhur një hap drejt vendit të parë.”

Ky është momenti i ‘kurorës’. Një fitore eventuale pas pak në ‘Air Albania Stadium’ do t’i jepte Shqipërisë kryesimin e vetëm të Grupit C4 pas dy ndeshjeve.

Reja tashmë ka bërë gati kartat fituese por një fitues i madh i momentit është vetë FSHF dhe presidenti i saj Armand Duka.

Si kurrë më parë FSHF dhe Duka, po marrin frytet e një punë disa vjeçare.

Imagjinoni në pak kohë: Kombëtarja triumfuese në Bjellorusi 0-2, triumfi historik i Kombëtares U21 në Austri 1-5, kualifikimet e 4 skuadrave nga Superliga për në turin e dytë apo të tretë (rasti Tirana me short) në Europa League.

Pas pak minutave Shqipëri- Lituani. A nuk është momenti më i mirë i futbollit shqiptar?

Video e publikuar nga FSHF në Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!