Dështim ‘alla Panuçi’, Reja komplimenton Lituaninë

Foli pas ndeshjes por tekniku kuqezi për RTSH më së shumti u duk një diplomat i kalibrit europian se sa përgjegjësi kryesor për këtë dështim ‘alla Panuçi’ të kuqezinjëve ndaj Lituanisë modeste në Ligën e Kombëve.

Ndër të tjera:

Ata ishin dy hapa para në aspektin fizik. E kishin përgatitur mirë ndeshjen dhe ishin më të freskët se ne. Kishim një skuadër të mirë përpara dhe ndaj Kazakistanit luajtën mirë dhe humbën prej disa gabimeve.

Dua t’i bëj komplimentat e mia Lituanisë sepse bënë një ndeshje shumë të mirë. Unë bëra ndryshime, futa Roshin, që u dëmtua dhe më pas futa Brojën, por Lituania ishte në ditën e saj më të mirë.

Broja është një lojtar shumë i mirë dhe i shpejtë dhe kur ka hapësira shkakton dëme në sulm. Por është i ri dhe nuk ka shumë eksperiencë me kombëtaren. Gjithsesi është një lojtar shumë i mirë dhe do na ndihmojë në të ardhmen.

Shpresoj të kem lojtarë në formë të mirë fizike në grumbullimin tjetër. Shpresoj që kampionatet ku luajnë shqiptarët të kenë nisur dhe të jenë në kulmin e formës së tyre.

Më vjen keq që ndodhi kështu dhe do ishim të kënaqur me një barazim. Nuk ka favoritë në grupin tonë. Nuk ka skuadra që luajnë keq dhe patëm disavantazhin që luajtëm ndaj dy skuadrave që ishin më mirë se ne fizikisht. Shpresoj të mos e kemi këtë difekt herën tjetër.

Hysaj natyrisht është shumë i rëndësishëm, por kemi një grup të madh lojtarësh, kështu që mendoj se do arrijmë ta zëvendësojmë”, Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!