Covid-19 “pushton” Parisin, 6 raste pozitivë!

Përveç Markuinos, edhe Keylor Navas dhe Mauro Ikardi, janë dy rastet më të fundit pozitivë me Covid-19 te Paris SG. Portieri kostarikan dhe sulmuesi argjentinas ishin të dyshuar nga qëndrimi i tyre në Ibiza, ku patën kontakte me Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Nejmar, të cilët kishin rezultuar positive pas testeve ditët e fundit.

Në total, Paris SG tani ka gjashtë lojtarë në karantinë për shkak të Covid-19. Deri më sot, ndeshja kundër Lens, e planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën, më 29 gusht dhe e shtyrë për më 10 shtator me kërkesë të klubit kryeqytetas, ende mund të shtyhet për një date tjetër të mëvonshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!