Talenti/ Kamavinga debuton me Francën

“Gjeli” më i ri, lë gjurmë në debutim.

Eduardo Kamavinga talenti i madh francez i Renës, bëri debutimin e parë zyrtar me fanellën e kampionëve të botës, Francës. E kërkoi Real Madrid por për momentin tratativa e ngrirë…

I thirrur për herë të parë nga Didier Deshamps, Eduardo Kamavinga nuk humbi debutimin e tij për ekipin francez pasi ndaj Kroacisë (4-2) mesfushori 17 vjeçar u hodh nga tekniku transalpin në minutën e 63′-të në fushë në vend të Kantesë.

Debutim të bujshëm e kanë quajtur specialistët dhe komentatorët francezë. ‘Nuk bëri asnjë gabim dha një goditje të bukur dhe sherbeu me një asist Martial.Kjo nuk duhet ta habisë Renës pasi në gjirin e saj ka një lojtarë të shkëlqyer me një të ardhme të ndritur’ ,komentoi live Pierr Menes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!