Adama Traore në ankth, sot testi i dytë

Sulmuesi i Uolves, Adama Traore nuk do mund të bashkohet me përfaqësuesen e Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Gjermanisë dhe Ukrainës, pasi ka rezultuar pozitiv pas testeve për Covid-19, raporton “Marca”.
24-vjeçari ka humbur edhe thirrjen e tij në kombëtaren e Spanjës vitin e kaluar, për shkak të një dëmtimi. Testi pozitiv vjen si një goditje e dytë për Traore, por edhe për Spanjën, e cila tani ka humbur edhe Mikel Oyarzabal, gjithashtu pozitiv.
Traore do të kryejë një test tjetër Covid-19 të martën, i cili nëse kthehet negativ, do të thotë se ai mund të udhëtojë drejt Spanjës. Testimi i mëtejshëm është vendosur te skuadra e Luis Enrikes, pasi kërkohet që të gjithë të jenë në përputhje me protokollin e UEFA-s.
