Edi Reja e nis me probleme organizative…

Nëse deri dje tekniku 74 vjeçar i Kombëtares A të Shqipërisë ishte i prerë në vendime duke lënë të kënaqur opinionin sportiv, por dhe vetë punëdhënësit, duket se diçka në start të ligës së Kombëve nuk po i shkon mirë.

Megjithëses dje në konferencë dha shpjegime për detaje të mëdha e të vogla, sot duket se tekniku përballet me dukuri që nuk parashikoheshin. Serioziteti i lëkundur, nis të rrethojë kampin kuqezi. Nëse për futbollistët nga Zvicra (përpos ndonje pikëpytejeje gazetareske), duket vendim i vëndit ku aderojnë lojtarët, rasti Kumbulla apo të ndonjë tjetri që ‘shërohet’ për 24 orë, sikur nget vijen editoriale të Rejas…

FSHF, publikon zhvilimet e fundit në kampin kuqezi: Ja ai:

Kombëtarja do të nisë nesër grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kombeve (Nations League). Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit dhe stafi i Kombëtares po punojnë për zgjidhjen e problematikave që janë hasur në lidhje me lëvizjet e futbollistëve nga njëri vend në tjetrin për shkak të masave kufizuese të imponuara nga pandemia COVID-19.

Bëjmë me dije se vazhdojnë bisedimet me qeverinë zvicerane për të bërë të mundur prezencën e dy lojtarëve, Ermir Lenjani dhe Florian Kamberi, të cilët nuk mund të dalin jashtë kufijve të Zvicrës për shkak të masave kufizuese. Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare, teksa FSHF është në kontakt të vazhdueshëm, edhe me ndihmën e UEFA-s, për të bërë të mundur grumbullimin e këtyre dy lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit.

Gjithashtu, për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë nuk do të jetë i gatshëm Armando Broja, i cili është i skualifikuar për shkak të një kartoni të kuq të marrë në një ndeshje zyrtare me Kombëtaren U-19. Me shlyerjen e skualifikimit, sulmuesi i ri do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe i gatshëm për të luajtur për ndeshjen e dytë ndaj Lituanisë.

Listës së Kombëtares i është shtuar orët e fundit edhe emri i Endri Çekiçit (NK Olimpija Ljubljana). Duke parë situatën aktuale trajneri ka vendosur të ftojë sulmuesin pogradecar për ta pasur në dispozicion në rast të ndonjë mungese eventuale.

Marash Kumbulla do t’i bashkohet kampit stërvitor të Kombëtares dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Pas rezultateve të testeve, ekipi mjekësor do të mund të dalë në një konkluzion nëse mbrojtësi do të jetë i gatshëm ose jo për dy ndeshjet e radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!