FSHF e mban fjalën, nis 3 banesa në Bubq!
Federata Shqiptare e Futbollit ka inaguruar fillimin e punimeve në zonën e Bubqit, pas pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit të shkuar. Vetë FSHF do të investojë për banorët e kësaj zonë 3 banesa.
Sot ka nisur puna për ndërtimin e këtyre banesave, ndërkohë në këtë inagurim kanë marrë pjesë presidenti i FSHF-së Armand Duka, trajneri i Kombëtares Edi Reja dhe futbollistë të Kombëtares kuqezi, raporton Top-Channel.
Presidenti Duka: “Pandemia na bëri që të ndërprisnim projektin për këto shtëpia. Kjo është më e pakta që ne mund të bënim për këtë situatë. Trajneri dhe futbollistët e Kombëtares kanë kontribuar për këtë projekt. Ne nuk i zgjidhim dot të gjitha problemet, por po japim kontributin tonë”.
Trajneri Reja: “Bëjmë sa të mundemi, që të rregullojmë jetën e këtyre familjeve”.
Kapiteni Hysaj: “Do të ndihmojmë familjet që kanë pësuar më shumë dëme në këtë zone”.