Fiton Zendeli, shqiptari i parë i Formula…

Piloti shqiptar Lirim Zendeli, ndërsa përfaqëson Gjermaninë në Formula 3, triumfoi për herë të parë në karrierë, si një pilot i makinave të shpejtësisë së lartë.

Për Çmimin e Madh të Belgjikës, 20-vjeçari la prapa konkurentë të fortë dhe në fund, festoi me krenari me shampanjën tradicionale. Dje ‘pole-position’, e ndihmoi talentin e ri shqiptar në pistën e ‘SPA Francorchamps’, për të fituar vendin e parë të ditës, e ngjitur në vendin e 7-të të klasifikimit të përgjithshëm.

Si pjesë e skuadrës Charouz Racing System, Zendeli pret të ‘lirohet’ (kupto emri i tij Lirim) një ditë e të arrijë në garat e Formula 1. Një rekord aktual që duhet të bëjë krenar të gjithë shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!