Teleteksti i mbrëmjes…

727: Roni Levi, trajneri i Beitar Jeruzalem humbi për herë të dytë me shqiptarët. Përpara se ta mundëte Teuta, izraeliti ishte eliminuar nga Laçi kur ishte në krye të Anothosis Famagusta. Asokohe Levi u shkarkua mejëherë…

727: Partizani mund Pogradecin me një gol në fund të testit miqësor, luajtur sot në ‘Gjorgji Kyçyku’. Goli erdhi nga i riu Martinaj.

727: Egnatia nën ‘erën’ Magani, gjëndet në Ohër për të vazhduar përgatitjet në kushte optimale për 15 ditë.

727: Altin Lala ka folur i sigurtë për transferimin e Milot Rashicës këtë sesion. Me gjasa ylli i Kosovës nga Bremen do kalojë te Lajpcig.727: Testi me tifozë në Angli: Rreth 2500 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen miqësore Brajton-Çelsi.

727: Sevilja ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mesfushorit Oscar Rodriguez. Lojtari ishte i huazuar te Leganes.

727: Mesi është takuar me trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiolën të martën e kaluar dhe para se t’i tregonte, se dëshiron të largohet nga Barcelona, i ka thënë atij: “Unë dua të fitoj edhe dy çmimet e radhës të “Topit të Artë” dhe këtë mund ta bëj atë vetëm me ty”.

727: Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka refuzuar një takim me Mesin për të negociuar largimin e tij. Ai kapet te një klauzolë e kontratës prej 624 milionë stërlinash në rast largimi.

727: Çelsi është i interesuar për portierin 21-vjeçar të Italisë, Xhanluixhi Donarumma, i cili vlerësohet në gati 50 milionë stërlina, ndërkohë që gardiani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Milan.

727: Milan është në bisedime për rinënshkrimit e kontratës me portierin Asmir Begoviç. 33-vjeçari boshnjak ishte i huazuar, për të zëvendësuar në rast nevoje Donarumën në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

727: Çelsi, me gjasa do ta kalojë shifrën e 250 milionë stërlinave të planifikuar për t’i shpenzuar në merkaton e verës. Kjo pas ofertës prej 80 milionësh për mesfushorin e Uest Hem dhe të Anglisë, Deklan Rice, 21 vjeç.

727: Mesfushori i Liverpul dhe Holandës, Xhorxhinio Vijnaldum, 29 vjeç, është në projektin dhe kërkohet nga Barcelona.

727: Sulmuesi senegalez Sadio Mane, 28 vjeç, është i gatshëm të largohet nga Liverpul dhe të bashkohet me trajnerin Ronald Koeman te Barcelona.

727: Mançester Junajtid është afër përfundimit të marrëveshjeve me mbrojtësit e rinj spanjolë Mark Jurado, 16 vjeç dhe Alvaro Fernandez, 17 vjeç, të cilët do të vinë nga skuadra e të rinjve të Barcelonës dhe Real Madrid. Dyshja është fotografuar me veshjet stërvitore të Junajtid, me numrat 88 dhe 90.

727: Real Betis po përfundon dokumentacionin e nënshkrimit me portierin 37-vjeçar kilen, Klaudio Bravo, i cili është lënë i lirë nga Mançester Siti.

727: Inter është në fazat e fundit të negociatave të një marrëveshje prej 1.34 milionësh me mëngjërashin e Romës dhe të Serbisë, Aleksandar Kolarov, 34 vjeç.

727: Mesfushori i Spanjës U-21, Brahim Diaz, 21 vjeç, është afër bashkimit me kuqezinjtë e Milanit. Ai vjen nga klubi Real Madrid.

727: Testi me tifozë në Angli: Rreth 2500 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen miqësore Brajton-Çelsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!