PSG-Bajern, finalja e madhe në Lisbonë…

Finalja e madhe e Champions League sonte në Lisbonë, duke nisur nga ora 21:00. PSG-Bajern Mynih në ‘Da Luz’, për herë të parë në një sfidë të nivelit aq të lartë. Ndonëse bavarezët e kanë fituar 5 herë trofeun, për PSG kjo është finalja e parë.

Te Bajerni gjëndja e kontigjentit duket e plotë. Pavarësisht se Hansi Flik do duhet të japë zgjidhje Boatengut me disa probleme të vogla apo pozicionit të Kimish pas rikthimit të Pavard.

Parisi vjen me mundësinë Verrati, por ende pa portierin e parë Kejor Navas, i cili mbetet në pikëpyetje.

Këtij fakti i druhet disi edhe tekniku i parizienëve Tomas Tuhel, teksa përballë gazetarëve ka thënë::

Bajern ka avantazhin e të mësuarit të luajë këto ndeshje të mëdha”, ka deklaruar Tuhel në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ata janë një klub i shkëlqyeshëm. Nuk është një avantazh i vogël, por as nuk është vendimtar. Është një sfidë e madhe të luajmë me Bayernin, por ne meritojmë të jemi këtu”.

“Do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë cilësi individuale, por gjithmonë ka hapësirë ​​dhe gjithmonë ekzistojnë zgjidhje”.

Nga ana tjetër Hansi Flik vlerëson homologun dhe skuadrën rivale:

Flik:

“Ne jemi përballë Parisit dhe jemi të ngazëllyer që takohemi me një nga ekipet më të mira në botë.

Ata kanë një trajner të shkëlqyeshëm dhe një filozofi fantastike. Unë e vlerësoj Thomas Tuchel si person dhe si trajner.

Stili ynë i lojës përcaktohet duke lëvizur linjat sulmuese. Gjëja e rëndësishme është që ne të përqendrojmë presionin tonë te topi”

Formacionet e mundëshme:

PSG: Riko; Kehrer, Tiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verrati, Markuinjos, Herrera; Di Maria, Nejmar, Mbape. Trajner: T. Tuhel

Bajern Munih: Nojer; Kimish, Boateng, Alaba, Dejvis; Goretzka, Tiago Alkantara; Perisiç, Myler, Gnabri; Levandovski. Trajner: H.Flik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!