Zvezda në Tiranë, kërkon teste për shoferët

Crvena Zvezda arrin në Tiranë. Delegacioni i skuadrës serbe në përbërje të të cilit numurohen 50 persona, u ul sot me avionin e tij në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas.

Skuadra e famshme serbe, ndërsa edicionin 1990-91 fitonte në Bari të Italisë Champions League, do të luajë për herë të parë një takim zyrtar me Tiranën shqiptare në ‘Air Albania Stadium’.

Një vend specifik te hoteli, ku është akomoduar një ashensor ‘vetjak’, dhomë të personalizuar ngrënieje dhe masa të rrepta

Klubi kampion në fuqi në Serbi, ndërsa në staf kanë edhe një guzhinier kontrollues të ushqimeve me garniturë ‘tiranase’, ka kërkuar veç të tjerave të ketë teste për COVID-19 edhe për shoferët që do t’i transportojnë drejt hotelit.

Në orën 19:00, ekipi udhëtues ka planifikuar seancën stërvitore në ‘Air Albania Stadium’. Sipas rregullores së UEFA-s, para fillimit të stërvitjes pritet që të dalë në konferencë për shtyp trajneri i ‘Yllit të kuq’, i mirënjohuri Dejan Stankoviç.

Ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e vlefshme për turin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve, do të luhet nesër, në orën 20:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!